“Prish shtëpitë e banorëve për të ndërtuar supermarket” – Denoncohet kryebashkiaku i Shijakut

spot_img
Advertisements

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të shtunë abuzimet e kryebashkiakut të Shijakut, Elton Arbana.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaron se në zyrën e PD-së kanë mbërritur disa denoncime nga banorë të Shijakut lidhur me shkeljet e kryetarit të kësaj bashkie, Elton Arbana.

PD denoncon se Elton Arbana, në kundërshtim me ligjin, ka miratuar leje ndërtimi për kompleksin e parë të vilave me adresë Lagjia Popullore Shijak. PD deklaron se është ndërtuar në tokë bujqësore, me leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për urbanistikën, pasi kompetencat për lejet e ndërtimit e komplekseve rezidenciale i ka vetëm KKT. Vangjeli më tej shtoi se në këmbim të kësaj leje ndërtimi Kryetari i Bashkisë së bashku me 2-3 punonjës së bashkisë janë shpërblyer me nga 1 vilë secili.

PD denoncon më tej se Bashkia Shijak në kundërshtim me ligjin depoziton mbetjet në zonë kadastrale pyjore, me distancë rreth 100 m pranë lumit Erzen, ndërmjet fshatrave Cizmeli, Shetel dhe Eminas i Vogël, duke kryer krim mjedisor pasi vetë bashkia, këtë zonë, e ka të regjistruar në inventarin e saj si zonë pyjore.

spot_img

Latest articles

Related articles