“Ju të dashur djem dhe vajza, ju që sapo mbaruat studimet universitare dhe pas pak do të lini shkollën për t’u ndeshur me tallazet e jetës, ju jeni e ardhmja. Thonë se e ardhmja dhe e shkuara nuk ekzistojnë. Ekziston vetëm e tashmja. E kanë gabim! E tashmja nuk ekziston. E tashmja nuk është veçse e shkuara që kërcënon dhe e ardhmja që premton”.
Kështu i është drejtuar Elisa Spiropali studentëve të sapodiplomuar në Tiranë.
Me një hartim poetik shkruar në planetin e Rilindjes ku nuk flitet për largimet e mijëra të rinjve, për zbrazjen nga truri dhe ku nuk lexohen madje as shifrat që vetë INSTAT-i i Elisës publikoi një javë më parë!