Të premten, Apeli i Posaçëm ka vendosur që të rikthejë në burg Namik Simixhiun, i akuzuar nga SPAK-u për inceneratorin e Tiranës.
Simixhiu po hetohej në masën “arrest në shtëpi”, por Apeli i GJKKO-së vendosi ta ashpërsojë masën me “arrest në burg”.
Simixhiu është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Drejtorët dhe zyrtarët e Erion Veliajt u arrestuan në datën 8 dhjetor të vitit 2023.
Në pranga u vunë Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu dhe Jetmir Llapaj.