Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara dhe disa zyrtarë të tjerë të njësisë vendore dhe Kadastrës do të hetohen nga Prokuroria, raporton MCN TV.
Vendimi është marrë këtë të hënë nga Gjykata e Lezhës, pas një kallëzimi që ka bërë një qytetar për tjetërsim dhe shkatërrim të pronës së tij.
Organi i akuzës kishte dalë në konkluzionin se nuk ka elementë të veprës penale dhe e kishte dërguar çështjen për pushim në gjykatë, por kjo e fundit vendosi të mos e pranojë.
Ndërsa denoncuesi Anton Meta thotë se bashkia i ka marrë 12 hektarë tokë bujqësore dhe ka hedhur inertet e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019