E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte mjekja alergologe Enkeleda Kryeziu nga Klinika Vera Virhov. Ajo foli për alergjitë e stinës, pasi tani që jemi në pranverë, ka shumë raste të shtuara të alergjive.
“Në këtë stinë kemi përqëndrimin më të madh ponenik dhe ditët me diell në Shqipëri numërohen 280 ditë kalendarike. Kjo është në dizavantazhin e personave që vuajnë nga alergjia”, tha në fillim të bisedës mjekja, duke shtuar se poleni është shumë më agresiv kur kemi pikun e temperaturave dhe ditë që shoqërohen me erë.
Së fundmi janë përmbysur shumë mite që kanë të bëjnë me sëmundjet alergjike, pasi kohë më parë sëmundjet alergjike nuk kishin relevancë klinike, në raport më sëmundjet e tjera dhe sipas mjekes mendohet se deri në vitin 2050 një në dy persona do vuajë nga alergjia.
Psikologia Elona Hasko: Kujdesi i veçantë që duhet të tregojmë me fëmijët autikë
“Një ndikim të shtuar në alergji ka dhe ndotja ambientale, ndërsa më parë faktori ka qenë vetëm aspekti genetik”, shtoi mjekja, pa harruar të thoshte se dhe përdorimi i cigares e bën sëmundjen më agresive.
Një polen nuk mund të shihet më sy të lirë, ndërsa gjendet me sasi të madhe rreth nesh. Duke vëzhguar kalendarin polenik që ka qenë shumë mirë i detajuar, tashme kemi ndryshime të mëdha në faktorët e alergjisë, si dhe të kohës së zgjatjes së sezonit të alergjisë.
“Aktualisht ne jemi tek periudha e prill-qershorit që dominon pjesa e ullirit, betula dhe Graminacet, ku futen dhe barërat e kultivuara”, shtoi mjekja në studio, duke shtuar se ne mund të themi se kemi të bëjmë me sëmundje alergjike kur kemi periodicitet.
Një person që vuan nga poleni, mund të jetë alergjik dhe nga disa ushqime, qofshin këto perime, apo fruta”, për shembull mollë, selino apo luleshtrydhe dhe kur pacienti i ha, nis të ketë probleme”, tha mjekja.
Në këto raste na ndihmon dhe alergologjia molekulare që është analizimi i gjakut në alergen madhor dhe minor, për të kuptuar se çfarë shkakton realisht alergjinë. Njerëzit kryesisht duhet të evitojnë shëtitjet në temperaturat më të larta të ditës, ditët me erë apo ditët me thatësirë të madhe të ajrit.
Nëse individi ndjek në mënyrë të saktë rekomandimet e mjekut për alergjitë, përmirëson cilësinë e jetës shumë shpejt sipas mjekes. Për të patur një kontroll ndaj alergjive, rekomandohet imunoterapia që ka dy mënyra: ose me shpime në lëkurë, ose sublinguale, pra me pika nga goja. Në fund mjekja tha se pacienti duhet të ketë një lidhje të ngushtë me