Drejtorët e PS që po bëjmë kërdinë me shtetin! ANALIZA

Është arrestuar edhe drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit. Akuza është shumë e rëndë: marrje të dhënash nga sistemi TIMS. Më saktë: akuza do të duhet të ishte shumë e rëndë. Mirëpo në Shqipërinë e vitit 2024, skandali ka humbur vlerën e vet si i tillë dhe është transferuar në procedurë penale. Po flasim për një shkelje të jashtëzakonshme, për akses në një bazë të dhënash ku figurojmë të gjithë dhe këtë bazë e ka patur në posedim të bëjë çfarë të dojë ky drejtori i kaluar së fumdmi në arrest me burg.

Si përherë, asnjë përgjegjësi politike. Sepse në Shqipërinë e vitit 2024, secili për vetë, Zoti për të gjithë. Me këtë filozofi drejton ose zvarrit qeverinë edhe z. Rama si kryeministër, që po do të bindë njerëzinë se çdo akt, sado flagrant, është personal. Përgjegjësi personale. E nëse është kështu: pse nuk e hap rrugën ky zotëri për Olta Xhaçkën?

Nga ana tjetër, edhe sikur të jetë kështu, ka një përgjegjësi administrative vertikale në institucione si Bashkia apo Ministritë, ku po rezultojnë drejtor pas drejtori, si persona që akuzohen për plaçkitje. Sepse vjedhja është diçka tjetër. Nuk ka asnjë sekretar të Përgjithëm të ketë kuptuar se poshtë tij kanë shirë njerëz që kanë bërë dëme të mëdha? Nuk ka këtu një përgjegjësi që kërkon padyshim rishikime?

Nga ana tjetër, Partia Socialiste nuk ka asnjë shqetësim për këto që po ndodhin? Nuk ka kjo parti detyrimin të kërkojë llogari dhe të analizojë këtë që po ndodh me qeverisjen?

Qesharake si pyetje. Për cilën parti po flasim? Partia si e tillë është inekzistente në një sistem politik të personalizuar që popullohet nga tufa anëtarësh pa tru që tashmë janë të marrë peng në interesat e tyre, siguruar nga një sigël që është asgjë më shumë sesa një medaljon

Latest articles

Related articles