I vendoset flaka makinës së zyrtares së Bashkisë Vlorë

Makinës së zyrtares së Bashkisë Vlorë, drejtoresha e tatimeve Anjeza Shiko iu është vendosur flaka gjatë mbrëmjes në garazhin, ku e kishte parkuar.

Xhami i përparmë i mjetit tip “Volkswagen” është i thyer, ndërsa është djegur pjesërisht.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” mbrëmjen e së dielës (7 prill), ndërsa në polici janë shoqëruar disa shtetas.

Latest articles

Related articles