Me 8 drejtorë në SPAK, Rama i hedh një kamerdare të shpuar Veliajt!

spot_img
Advertisements

Dje hapësira mediatiko-politike u trazua nga dy deklarata të bëra nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama, lidhur me arrestimin e ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë pak ditë më parë nga SPAK.

Fillimisht ishte Erion Veliaj i cili në një fjalim të gjatë tentoi të distanconte veten nga veprimet e drejtorëve të dosjes “5D”, duke përdorur justifikimin, tashmë të njohur të Ramës, që vartësit i kishin ngrënë dardha pas shpine!

Pak më vonë, ishte kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një reagimi në rrjetin social “X”, mori në mbrojtje, Veliajn, duke i pranuar justifikimet e këtij të fundit, lidhur me përgjegjësit që ai kishte si drejtues i Bashkisë së Tiranës.

Por çfarë fshihet pas kësaj dalje në dukje të sforcuar të Ramës?

Vetëm pak kohë më parë raportet mes Ramës dhe Veliajt u përkeqësuan, pasi kryeministri gjatë asamblesë së Partisë Socialiste lëshoi një lum kritikash për kryebashkiakun e Tiranës. Që nga ai moment gjërat duket se u ftohën midis Ramës dhe Veliajt.

U desh të vinte aksioni i SPAK-ut në bashkinë e Tiranës dhe arrestimi i drejtorëve të Veliajt që e gjithë qasja të ndryshonte. I ndodhur në të njëjtën situatë si Veliaj disa herë, Rama kapi sinjalin “SOS” që i dërgoi kryebashkiaku i Tiranës dhe menjëherë u hodh në mbrojtje të tij.

spot_img

Latest articles

Related articles