Deputeti Agron Shehaj, prej disa muajsh është larguar nga Partia Demokratike për të hapur një parti të tijën.
Mbrëmjen e djeshme, Shehaj ka zbuluar për herë të parë emrin e partisë së tij. Ai tregoi në emisionin e Erla Mëhillit se partinë do ta quajë “Mundësia”.
Deputeti theksoi se idenë për këtë emër ai u influencua nga një kamarier, gjatë një bashkëbisedimi për ikjen nga Shqipëria.
“Pyeta një kamarier, i thashë ti pse do të ikësh? Nuk e pyeta fare a do të ikësh apo jo se e dija që donte të ikte se pjesa më e madhe do të ikë në Shqipëri. Më tha do të iki se këtu nuk ka asnjë mundësi, nuk ka asnjë mundësi. Dhe emri i partisë është mundësia. Shqiptarët kanë nevojë për një mundësi. Duan thjesht një mundësi, ëndërrojnë një mundësi. Në Shqipëri, mundësitë janë të atyre që kanë duart në lidhje me politikën, me njerëz të pushtetshëm. Unë mendoj se duhet të japim një mundësi. Nuk kërkon njeri lëmoshë, nuk presin që shteti t’i pasurojë, presin që dhe ata të kenë një mundësi, këtë duan dhe prandaj kemi menduar se emri i partisë do jetë mundësia”, theksoi ai.