“20 te Berberi, 20 te…”, zbardhen bisedat për abuzimet me tenderat të kreut të ARRSH

spot_img
Advertisements

SPAK ka sekuestruar gjatë kontrolleve në banesat e kreut të ARRSH, Evis Berberi, dhe dy biznesmenëve Valter Begajt dhe Ervis Lami, celularët dhe pajisje të tjera elektronike.

Në aparatet celulare janë gjetur të gjitha komunikimet me Berberin, Begajn e Brunilda Bulin.

Komunikimet janë kryer kur Berberi ishte në krye të Agjencisë se Eficencës së Energjise dhe ARRSH

Në një nga bisedat Valter Begaj i shkruan Lamit: 20 te Enis, 20 te Berberi:

Ndërkohë Ervis Lami i shkruan Brunilda Bulit: Si e keni situatën me corona virusin? Më nis një foto, po bej gati dokumentet për t’u futur në tender, po bëj kontratën.

Sipas SPAK bisedat përputhen me provat e tjera ku sipas tyre lidhen me korrupsionin.

Kujtojmë se, Evis Berberi, njeriu i ngushë i Zv/Kryeministres, Belinda Balluku, është arrestuar me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash

spot_img

Latest articles

Related articles