‘Benzi’ përplaset me kamionin, në spital 13-vjeçari dhe e ëma

spot_img
Advertisements

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Lushnje – Berat, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë, ku një automjet tip “Benz” ka goditur nga mbrapa një automjet të tonazhit të rëndë (kamion), tip “Man”.

Nga përplasja janë lënduar pasagjerët e “Benzit”, një 13-vjeçar dhe e ëma, e identifikuar me inicialet L.K., 58 vjeçe, të cilët janë transportuar në spitalin e Lushnjës.

“Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, shtetasja L. K., 58 vjeçe dhe një shtetas i mitur, 13 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”,- njofton policia.

Latest articles

Related articles