Arrestohet një person i akuzuar për “Dhunë në familje”. Blutë e Durrësit kanë prangosur gjatë ditës së sotme një shtetas që akuzohet se kishte ushtruar dhunë fiIzike ndaj bashkëshortes.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ky shtetas ka goditur gruan e tij, të cilën e kishte mbyllur në garazh. Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen nr.6 të qytetit bregdetar.
Deri më tani, policia nuk ka dalë me informacion zyrtar për këtë ngjarje.



