Ndarja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, ka qenë “kryelajmi” i televizioneve dhe mediave online në lajmet rozë në SHqipëri dhe Kosovë.
Për lajmet ndaj tyre ka reaguar dhe Ylli Manjani. Ai shkruan se lajmet për punët familjare të Bes Kallakut, e neverisin
Reagimi i Ylli Manjanit:
Nuk e di si i ka punët familjare Bes Kallaku, po turravrapi i përditshëm me lajme nga divorci i Tij më neverit.
Njëkohësisht me rrjeshton automatikisht të jem në anën e çiftit, qoftë dhe në divorc.
Po, jam i gjithi me ta!
Po çfarë ka interesante kaq shumë që edhe media kombëtare merren me një familje?!
Po pse ore kur martohen e ndahen dynjaja duhet të jetë patjetër e raportuar në media?!
Mbi të gjitha, cili është interesi publik në këto lajme apo edhe sajesa të raportuara në marrëdhënien familjare të Bes Kallakut?!
Le pastaj teoria krejt idiote, por idiote fare që divorci na qenka i sajuar se po i bëhet hetim pasuror!!! Në RTSH madje kishte dalë të fliste me kompetencë edhe një avokate për këtë gjë!!!
O zot, a je kund?!
Po si ka mundësi që një helm dashakeqës i psikopatisë port’halore bëhet çështje kaq e debatueshme në media kombëtare madje?