KUKES – Skenat e pahijshme janë ritkhyer në futbollin shqiptar, teksa në Kukës Arena, ndeshja mes Kukësit dhe Erzenit u ndërpre pasi tifozët vendas pushtuan fushën e lojës. Në minutën e 64-të, shijakasit arritën që të shënonin golin e përmbysjes me anë të Zekës, duke i dëguar shifrat në 1-2 në favorin e Erzenit.
Ky moment irritoi disa tifozë të Kukësit që u futën në fushën e lojës. Gjyqtari Yzeiraj tërhoqi skuadrat në dhomat e zhveshjes. Një episode i paprecedentë, për mënyrën se si shkuan gjërat.