Socialistët e Edi Ramës votuan një amendament të minutës së fundit të deputetit të Rithemelimit, Bledjon Nallbati, duke lejuar që edhe zyrtarët e dënuar nga Gjykata e Posaçme të përfitonin ulje dënimi nga Amnistia Penale.
Gjithçka ndodhi pak orë para nisjes së protestës së Berishës.
Amendamenti u dorëzua në Komisionin e Ligjeve nga deputeti demokrat, Bledjon Nallbati, pjesë e grupimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i njohur si Rithemelimi. Ai shfuqizon gërmën c të nenit 5, pika 2, që përjashtonte nga kriteret e përfitimit të amnistisë së uljes së dënimit; “personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale”.