Ka zgjatur dy orë protesta e Berishës, e thirrur nga grupi i Rithemelimit dhe partitë e tjera opozitare. Mesazhi i kësaj proteste, siç u shpreh edhe vetë Berisha është se “sot ka nisur misioni i mosbindjes civile për të rrëzuar qeverinë”.
Pas xhiros në Bulevard dhe miliona rë shpenzuara nga kushedi se ku, revolta e njerëzve të Berishës u mbyll para fillimit të Big Brother. Nuk guxuan as të futen në grevë urie. As të bënin ndonjë gjë më shumë se shashka e molotov. Janë skena të para nga protesta të mëparshme që përfundojnë njësoj.
Të enjten do votojnë bashkë me Edi Ramën sepse e futën amendamentin që shpëton Ervin Salianjin nga burgu.