Ron Yeffet kalëron qeverinë Hap biznes kuajsh! SPAK i troket në derë

spot_img
Advertisements

Hetimet e SPAK ndaj kompanisë “TIMAK” dhe skandalit të fondeve të mbrojtjes ushtarake po thellohen me zbulimin e një piste të re që lidhet me pastrimin e parave përmes biznesit të kuajve dhe hipizmit.

Sipas të dhënave të fundit nga grupi hetimor, zhvillimet kryesore të kësaj çështjeje përmblidhen në disa pika.

Pronarja e kompanisë TIMAK, Arjeta Puca, biznesmeni izraelito-amerikan, Ron Yeffet, kanë hapur një biznes kuajsh dhe hipizmi të quajtur “Timak Horse”.

Hetuesit dyshojnë se kjo sipërmarrje është financuar drejtpërdrejt me paratë e përfituara nga tenderat e destinuar për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake.

Biznesi i ri është vendosur në ambientet e kompleksit luksoz Equos Resort, në pronësi të biznesmenit Ergys Agasi. Hapja e këtij aktiviteti ka ndodhur në një kohë kur Agasi ndodhej në arrati.

Aktualisht, resorti ku ndodhet biznesi i kuajve është i sekuestruar me urdhër të SPAK si pjesë e hetimeve për aferën e AKSHI-t.

Gjatë kësaj jave, Arjeta Puca dhe Ron Yeffet pritet të paraqiten zyrtarisht përpara prokurorëve të posaçëm për t’u marrë në pyetje rreth këtyre transaksioneve dhe roleve të tyre.

Pas sekuestrimit të kontratave zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes dhe zyrat e kompanisë TIMAK, SPAK po e ndjek çështjen nën dyshimet për pastrim parash, shpërdorim detyre dhe favorizim e shkelje të barazisë në tenderat e garat publike.

Ky kontrast tregon qartë se si fondet më jetike të shtetit, nga siguria kibernetike dhe shërbimet digjitale tek mbrojtja ushtarake, përfunduan duke financuar hobitë, qejfet dhe luksin e shfrenuar privat të një grupi të ngushtë personash.

Kësisoj paratë e AKSHI-t përfunduan në çokollata, biskota, kështjella, avion luks e jahte, teksa ato të Mbrojtjes, përfunduan në hipizëm dhe kuaj

spot_img

Latest articles

Related articles