Duke folur në emisionin 3D, avokati Indrit Sefa hodhi dyshime se zonën e Lezhës do të strehohen 36 mijë emigrantë nga vendet afrikane.
Ai ju referua shembullit të ishullit të Lampeduzës në Itali ku autoritetet italiane në vend të 1600 emigrantëve kanë akomoduar deri tani 20 mijë.
” Të jeni të bindur, se aty do të akomodohen 36 mijë emigrantë” këmbënguli avokat Sefa. “Njëherësh ajo do të jetë një qendër e madhe me problematikë të madhe” tha ai.
Indrit Sefa kujtoi disa deklarata të gazetarit të njohur italian Roberto Saviano i cili ka lënë të kuptohet se veprimtaria e mafia italiane do ta ketë këtë çështje në qendër të vemendjes. Ai ka thënë se problematikat e mafias në Itali do të zhvendosen në kontakt me grupet mafioze në Shqipëri.
Për avokatin Sefa hyrja në fuqi e marrëveshjes Rama – Meloni nuk do të jetë një zgjidhje e problemit të emigrantëve në Itali, por do të cënojë sigurinë publike në Shqipëri.



