Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar. Kreu i qeverisë i ka propozuar presidentit të Republikës, Bajram Begaj emrin e Blendi Gonxhes si ministër për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin. Blend Goxhja ka qenë gjithmonë një hap prapa Edi Ramës.
Në vitin 1998, Blendi Gonxhja u emërua si Shef i Kabinetit i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Edi Rama. Në vitin 2000, Blendi Gonxhja u emërua Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
Por Rama ka marrë edhe ish drejtorë të tjerë të Bashkisë Tiranë, në qeveri dhe poste kyç:
- Dritan Agolli Administrator i Përgjithshëm – Sot drejtor i përgjithshëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
- Majlinda Dhuka Drejtor i Përgjithshëm – Sot Ministre Shteti dhe Kryenegociatore në Shqipëri pë BE
- Sonila Qato Drejtore e Urbanistikës – Sot ish-drejtorja e ARRSH.
- Albana Koçiu, Drejtore e Infrastrukturës – Sot Ministre e Shëndetësisë
- Viola Haxhiademi Drejtor i Përgjithshë – sot Sekretarja e MIE-s për inceneratorët.
- Irfan Dashi Drejtor i Përgjithshëm – Sot ish Drejtor i Përgjithshëm të Rezervave të Shtetit.
- Arben Seferaj Drejtor i Përgjithshëm – Sot ish Administratori i OSHEE
- Androkli Kokthi Drejtor i Përgjithshëm – Sot ish Kreu i Tatimeve të Tiranës
- Pal Doçi Drejtor i Shërbimeve – Sot ish drejtues i zyrës së INUK 2 në Tiranë
- Joana Bushi Drejtor Drejtorie – Sot ish shefe kabineti e Belinda Ballukut.
- Enton Punavija Drejtor i Transportit – Sot Drejtor i Drejtorisë së Transportit Bashkia Tiranë
- Afrim Qëndro Drejtor Drejtorie – Sot Prefekt i Tiranës
- Anila Shehu, Drejtore e Pastrimit – Sot drejtoresha e Qytetit Studenti
- Hantin Bonati Drejtor për Kontrollin e Territorit – Sot Zëvendësministër MIE
- Ogerta Manastirliu Drejtor Drejtorie – Sot ministre Arsimit
- Julian Zanaj Drejtor Drejtorie – Sot ish nr 2. i OSHEE
- Ardit Kaja Kryeinspektor i Insp.Ndërtimor – Sot krye të Inspektorit Shërbimeve Shoqërore
- Vali Bizhga Nënkryetare – Sot Shefe kabineti i KM
- Belinda Balluku Drejtoreshë e kabinetit – Sot zv. Kryeministre dhe Ministër
- Blendi Gonxhe Nënkryetari – Ministër i 3 portofoleve