Dy shtetase kineze, një 42-vjeçe dhe tjetra 41-vjeçe, kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, të dyshuara për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale 6 shtetas shqiptarë, klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Po ashtu, nga hetimet rezultoi se dy shtetaset e huaja kishin marrë me qira një apartament në Qerret dhe përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguruan klientë, duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200 euro.