Ylli Didani
Pak ditë më parë si rezultat i një megaoperacioni mes SHBA-së, Spanjës dhe Holandës, ranë në pranga disa persona, mes tyre edhe një shqiptar, i cili kontrollonte trafikun e drogës në 15 shtete të ndryshme.
Ky i fundit po planifikonte edhe ndërtimin e një droni nënujor për transportin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Evropë.
Shtetasi shqiptar është identifikuar si Ylli Didani, 45 vjeç, nga fshati Janjar i Sarandës, prej vitesh banues në Illinois.
Ai rezulton i arrestuar në vitin 2021 në aeroportin e Chicagos teksa vinte nga Shqipëria.
Sipas mediave holandeze, ai kishte planifikuar të ndërtonte një “dron nënujor” për të transportuar kokainë nga Amerika e Jugut në Europë



