Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në rrugën “Luigj Gurakuqi” në afërsi të xhamisë së qytetit të Lezhës së qytetit si pasojë e një sherri me sende të forta.
Mësohet se në konflikt janë përfshirë disa persona dhe njëri prej tyre është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, me plagë të shkaktuara nga thika.
Identiteti i personit të plagosur nuk është bërë ende i ditur.



