Tualant Tusha në Burg! Veliaj: Ndërgjegjen e kam të pastër

Me krahun e tij të djathtë në qeli pas hekurave dhe vetë i shpëtuar deri më tani nga burgu për aferën e inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj thotë se e ka ndërgjegjen e pastër. Ai zgjodhi Sokol Ballën në ABC për të folur pas arrestimeve të fundit të SPAK.

“Ndryshon edhe si model nga Elbasani dhe Fieri edhe për faktin se intensiteti i vëmendjes për kryetarin e bashkisë së Tiranës nga opozita është më i madh, por edhe fabrikimi është më i madh. Edhe fabrikimi është i përmasave qesharake që çmontohet me tre fletë ndaj ndërgjegjen e kam të pastër”

Sakaq, ai ka sqaruar se nga bashkia e Tiranës janë thirrur lidhur me këtë çështje vetëm dy inxhinierë dhe njëri është në pension, ndryshe nga çfarë është thënë.

“Janë vetëm dy të bashkisë, pra 15 janë në total, ministra, ish-ministra, njerëz privat, koncesionarë. Janë vetëm dy të bashkisë, ku duke qene se kanë qene në një komision me 7 veta, ku klienti është bashkia e Tiranës, janë ftuar dy inxhinier për të dhënë statistika mbi këtë procedurë, bëhet fjalë për dy veta, njëri prej tyre në pension. Nuk kanë qene as fincancier dhe as juristë, as avokatia e shtetit, nuk kanë qene as llogaritar dhe janë thirrur me funksionin se sa plehra prodhon bashkia e Tiranës. Duhet të pranojmë që prodhon disafish më shumë se disa bashki bashkë se këtu është numri më i madh i konsumit”.

Latest articles

Related articles