Gazetari Lavdrim Lita në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania foli në lidhje me situatën e krijuar në politikë pas kërkesës që SPAK i bëri Kuvendit për heqjen e imunitetit në mënyrë që t’i hapet rrugë zbatimit të masës së sigurisë ndaj Sali Berishës.
Ai theksoi se Rithemelimi po bëhet mburojë e Berishës duke shtuar se kjo nuk është çështje e qytetarëve.
“Është e drejta e deputetëve të PD dhe të opozitës që të mbrojnë Berisha si ta mendojnë më mirë, me protesta, me zaptimin e PD-së, me atakim në Gjykatën Kushtetuese. Kanë të gjithë të drejtën për ta mbrojtur nga akuzat për tjetërsimin e sportklub Partizanit, por kjo nuk është çështje e qytetarëve. Rithemelimi ka vendosur të bëhet mburojë e Berishës. Deputetët mund të shtrihen edhe barkas që policia të mos kalojë”-tha Lita.
- Advertisement –
Ish-kryeministrit i ishte caktuar masa detyrim paraqitje çdo të hënë, por ai kishte refuzuar tre herë resht të paraqitet para SPAK-ut, duke pretenduar se vendimi ishte në shkelje të Kushtetutës.
Në këto kushte SPAK ka ndryshuar masën nga detyrim paraqitje në “arrest në shtëpi”.
Kujtojmë se Berisha është i pandehur për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi