Mjeku Luçiano Bardhi i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka folur për shëndetin e zorrëve dhe ndikimin që kanë në gjendjen shpirtërore.
Bardhi deklaroi se mikrobioma e njeriut ka 600 milionë neurone dhe se vetëm 1 % e serotoninën prodhohet në tru, ndërsa 99% e saj në mikrobiomë nga qelizat e zorrës së trashë.
“Mikrobioma e zorrës është njohur shumë pas një studimi në 2017 në Universitetin e Kembrixhit dhe quhet Mbretëria e fshehtë. Dhe ne dinim se komunikonim me mikrobiomën vetëm nëpërmjet sistemit nervor qendror. Por nuk është kështu. Në 2017 u konstatua Mbretëria e Fshehur. Ne e dimë se neuronet projektohet në tru. Mikrobioma jonë kanë 600 milionë neurone.
Ne nuk jemi trup, jemi baktere. A e dini se në trup ka më shumë baktere se qeliza. Nga bakteret e zorrëve prodhohet vitamina, kompleksi i vitaminave B.
Kur ne mendojmë një ushqim, fillohet sekretohet enzima. Serotonina nuk prodhohet në tru. Vetëm 1 % e saj prodhohet në tru, 99% në mikrobiomë nga qelizat e zorrës së trashë”, tha Bardhi teksa sqaroi edhe arsyen se përse individët përjetojnë parehati pas konsumimit të ushqimeve.
“Pse thuhet se një mollë të mban larg nga doktori? Pse fruta-poerimet marrin ngjyrë pas një periudhe të caktuar? Sepse brenda tyre ndodhet një enzimë që quhet polifenol-oksidaza.
nëse kemi parehati pas ngrënies së ushqimit, kapsllëk, depozitat e serotoninës kanë filluar të reduktohen. Kur një person ka çrregullime intensinale, ka diabet, pankreas”, u shpreh ai.
Mjeku shpjegoi më tej se përse njeriu ka flutura në stomak, kur përjeton një emocion.
“Sepse ka aktivitet të lartë të adrenalizës nga mikrobioma dhe stimulon mbiveshkoret. Këto të fundit aktivizojnë nervin vagus”, theksoi mjeku.



