Qeveri me PISA!

spot_img
Advertisements

Lidhur me rezultatet e publikuara të “PISA 2022”, të cilat e rendisnin vendin tonë në radhën e fundit në Rajon përsa i përket performances së nxënësve 15-vjeçar, ka reaguar gazetari dhe profesori Namir Lapardhaja.

Lapardhaja me një eksperiencë të gjatë në arsimin e mesëm dhe atë të lartë, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në rrjetin social facebook, shprehet se një gjë e tillë vjen si shkak i dekurajimit të shkollës, të mësuarit dhe të promovimit të modeleve të pasurimit të shpejtë dhe të pandershëm.

“Përveçse problemit kulturor, politikat e gabuara në arsim, përgjatë gjithë viteve të qeverisjes socialiste, e kanë shndërruar shkollën në një institucion burokratik, ku mësuesi ka më shumë punë me shkresa se sa me mësimdhënien, duke e humbur misionin kryesor që ka shkolla dhe duke e shndërruar në një fasadë për të mbajtur gjallë propagandën qeveritare të sukseseve imagjinare.” – shkruan Lapardhaja.

Lapardhaja hedh akuza të rënda ndaj Ministrisë së Arsimit, e cila, sipas tij, jo vetëm që nuk dëgjon ekspertët e fushës, por vijon ta thellojë edhe më tej padëgjueshmërinë e saj, duke promovuar analfabetë funksional.

“Ka dështuar i gjithë sistemi arsimor, i cili ka nevojë për një shkundje tërësore, duke filluar nga politikat e duhura, nga një debat i hapur dhe vetëkorrigjues, duke pranuar mangësitë dhe dështimet, dhe nga një politikë arsimore kombëtare, si një kambanë alarmi se me dështimin e sistemit arsimor, është duke dështuar edhe e gjithë hierarkia e vlerave shoqërore.” – përfundon reagimin e tij Namir Lapardhaja.

spot_img

Latest articles

Related articles