Lajmin e ka bërë me dije nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e PS-së, Ermonela Felaj, gjatë një interviste me gazetaren Mirela Milori, në televizionin Klan.
Felaj foli edhe lidhur me aksionin e SPAK në politikë dhe botën e krimit ku tha se secili duhet të mos bëjë gabime gjatë punës së tij që e çojnë para prokurorisë dhe gjykatës.
Siç ka theksuar ajo, Kongresi do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.
“Nuk di pse duhet të ndryshojë diçka në Partinë Socialiste për shkak që anëtarë të Partisë Socialiste, apo simpatizantë, apo kushdo qoftë ka të bëjë në një moment të caktuar me prokurorinë dhe gjykatën”, përshkroi fillimisht ajo.
Lidhur me aksionin e SPAK, ajo e vlerësoi si gjë normale, që aksioni të nisë nga socialistët, pasi këta të fundit kanë qenë në pushtet prej vitit 2013 dhe është e qartë që kompetenca e Prokurorisë dhe Gjykatës të shtrihet tek funksionarët dhe zyrtarët në pushtet fillimisht.
“Nga momenti që ne pranuam që për interesat e vendit ishte e rëndësishme reforma në drejtësi ishim të vetëdijshëm për çfarë na priste dhe besoj që ajo i paraprinë çdokujt është frika nga ligji në punën e vet”, theksoi më tej ajo.
Ndër të tjera Felaj tha se sa i përket çështjes se buxhetit vetëm miratimi është bërë pa qenë i mundur diskutimi i deputetëve, por theksoi se në komisionet parlamentare janë bërë të gjitha diskutimet.
Felaj njoftoi se duke filluar nga dita e nesërme dhe deri para datës 7 Dhjetor përgjatë dy javëve do diskutohet buxheti nen për nen në komisionet parlamentare dhe pastaj në datë 7 Dhjetor do të bëhet diskutimi nen për nen në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë.



