I vihet flaka tavolinës në parlament, Gaz Bardhi: Hajt se e Lulit është ajo, nuk ka problem!

Gjatë seancës së sotme parlametare, në një moment një nga flakadanët e hedhur nga deputetët e grupit, Berisha-Bardhi, shkaktoj një zjarr në një nga tavolinat e deputetëve.

Në këtë moment vetë deputetët që e shkaktuan dhe punonjësit e Gardës, të alarmuar tentuan që të shuajnë flakët.

Mes tyre në këto pamje duket, edhe deputeti Gazment Bardhi, i shndërruar papritur kohët fundit në berishist i flaktë.

Por në momentin që ai konstaton se po digjej pikërisht tavolina ku ulet zakonisht kreu i PD, Lulzim Basha, me një mllef të madh thotë: Hajt se tavolina e Lulit është, nuk ka problem…

Latest articles

Related articles