Balluku nxjerr foto me syze 3D, plasin komentet negative

spot_img
Advertisements


Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka qenë për një inspektim pranë Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG).

E entuziazmuar, ministrja dhe njëherësh zv. kryeministrja e vendit, ka publikuar në rrjetin social Facebook, disa foto ku shihet me një palë syze të veçanta.

“Pamja ime e re”, shkruan ministrja në gjuhën angleze, duke prezantuar syzet 3D, një mjet pune për ASIG.

Megjithatë komentet e ndjekësve nuk kanë qenë shumë pozitive.

“Ndaj u duket çdo gjë fushë me lule juve”, shkruan një komentues.

“A i dallojnë këto syzet gropat e rrugve?”, pyet një tjetër komentues.

spot_img

Latest articles

Related articles