Një shtetas është vënë në pranga pas dyshimeve se vodhi para në një banesë në Vlorë, ndërkohë që Policia po punon për kapjen e një bashkëpunëtori tjetër.
Mësohet se 41-vjeçari i arrestuar me iniciale M.A. ishte me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Ndërkohë, sipas uniformave blu, pas kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi shuma parash në euro dhe dollarë, të dyshuara të falsifikuara, një dedektor për GPS, një palë targa, automjetin e dyshuar të përdorur në vjedhje, dy celularë dhe veshjet e përdorura gjatë vjedhjes.



