Rigers Rusi, trajner pastrimi i ftuar në “Zgjohu me MCN” ka folur për gabimet që ne të gjithë bëjmë në kujdesin e higjienës në shtëpi, hotele, restorante apo bare. Ai tha se shumica përdorin detergjentët e gabuar dhe se nuk ndjekin protokollin e ngjyrave të tyre.
Sipas tij, çdo ambient ka ngjyrën e vetë përkatëse përsa i përket detergjenteve, ku shpjegoi se e kuqja përdoret për pastrimin e tualetit, bluja për xhamat, jeshilja për dyshemenë dhe e erdha për kuzhinën.
Kam vite që merrem me këtë punë dhe jam trajnuar pa fund për të dhënë këshilla sepse kam 14 vite që merrem me këtë punë. Nuk është standardi në Shqipëri krahasuar me Selanikun ku kam jetuar. Gjëja e parë që gabojmë është se nuk marrim produktet e duhura për të shtëpinë. Nuk ndajmë kodifikimin e produkteve, marrim çfarë na del përpara, por produkti duhet të ndahet sepse nuk mund të çosh mikrobe andej këtej.
Ngjyra e kuqe i përket tualetit, e verdha kuzhinën, jeshilja dyshemesë. E kuqja në tualet sepse aty ka mikrobe, baktere dhe kjo ndodh që e kuqja tregon kujdes, rrezikshmëri të lartë. Bluja, qiell, xham, det dhe do merresh vetëm me pluhurat dhe xhamat. Jeshilja, ngjyrat e tokës dhe pastrojmë dyshemenë, ndërsa e verdha është vetëm për kuzhinën se tregon yndyrën. Gjithsesi po ti shohësh produktet nga pas do kuptosh dhe ku dëmton. Gjithçka duhet të jetë në kodin e vetë.
Më tej ai shton se ka shumë vite që e bërtet këtë gjë, por produktet e forta si açe apo acid duhet ti largojmë sepse përbëjnë një miks dhe reaksion.
Kur pastrojmë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përdorim maskë, syze dhe doreza. Nëse një produkt ka aroma të forta nuk është pastrues sepse ka më shumë aromë se sa produkt pastrues. Kur gjërat janë profesionale nuk kanë aromë dhe shkuma është një nga faktorët. Nuk duhet të ketë aroma të forta, as shumë shkumë dhe duhet të ndjekim hapat. Katër produkte dhe katër protokolle dhe pastrojmë me lehtësi.
Lokalet lajnë filxhanët me açe, kjo është alarmante, filxhanët nuk lahen me procedurat e duhura. Ka dhe lokale dhe restorante shumë të mira që janë nga ata njerëz që i japin rëndësi higjenës sepse një strukturë e saktë duket që te veshja dhe hyrja, te mënyra se si të pret kamarieri. Durrësin do e konsideroja si qytetin më të pisët në këtë aspekt. Krahasuar me disa vite më parë gjithsesi jemi shumë lartë dhe pritet të jemi dhe më lartë dhe pritet të kemi një turizëm edhe më të mirë.