Burg përjetë për Ardjan Çapjan vendosi Gjykata e Posaçme e Apelit, që dënoi dhe pesë të akuzuarit e tjerë për vrasjen e babë e birë, Nezar e Gentian Beqirit më vitin 2012 në Elbasan.
Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke caktuar dënim të përjetshëm për Ardjan Capjan, Florenc Capjan dhe Olsi Lekun.
25 vite heqje lirie u vendos për Etjen Canin dhe Klajdi Dokolin. Bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.



