PD, Jakupllari: Projektbuxheti 2024 më pak para për shëndetësinë e qytetarëve, një thes abuzivizmi për qeverinë

spot_img
Advertisements

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Seladin Jakupllari deklaroi sot në një dalje për mediet se edhe projektbuxheti 2024 jep pak para për Shëndetësinë.

“Edhe në këtë sektor, jo vetëm nuk përmirëson situaten shëndetësore të popullatës por përkundrazi boshatis xhepat e tyre. Qytetarët vijojnë të paguajnë shumë për sëmundjet të cilat mund t’i parandalojnë duke bërë chek up por që qeveria me skemat korruptive e ka kthyer chek up në një imstrument vjedhjeje dhe jo në shërbim të qytetarëve”, tha Jakupllari.

Për më tepër, vijoi ai, nga kontrolli mjekësor baze apo check-up i kryer për vitin 2022 rezulton se koncesionari është paguar duke llogaritur kontrollet e planifikuara jo ato të realizuara.

Sipas tij, ka rritje të sëmundshmërisë me 19 mijë shtrime në spitale më shumë dhe 123 mijë vizita më tepër krahasuar me një vit më parë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, DEPUTETI DHE ANËTARI I KRYESISË SELADIN JAKUPLLARI

Te nderuar qytetare!

Vazhdon gllaberimi i milionra eurove nga taksat e taksapagyesve shqiptare prej koncesioneve (PPP) korruptive ne shendetesi

Ky projektbuxheti jep pak para për shëndetësinë.
Edhe ne kete sektor, jo vetem nuk permireson situaten shendetesore te popullates por perkundrazi boshatis xhepat e tyre. Qytetarët vijojnë të paguajn shumë për semundjet të cilat mund ti parandalojnë duke bërë chek up por që qeveria me skemat korruptive e ka kthyer chek up në një imstrument vjedhje dhe jo më sherbim të qytetarëve.

Per me teper nga kontrolli mjekesor baze apo check-up i famshem i kryer per vitin 2022 rezulton se koncesionari eshte paguar duke llogaritur kontrollet e planifikuara jo ato te realizuara.

Konkretisht eshte faturuar sherbimi i pa kryer per 20172 raste me nje kosto prej 37,2 ml lek.pra per 2022 koncesionari ka futur ne xhep 8,5 ml euro.

Por pavaresisht shtimit fiktiv te numurit te kontrollit mjekesor baze kemi shtim te rasteve te semureve kronike me 8600 paciente, shtim te kostos te rimbursimit te barnave me 11ml€ si pasoje e rritjes te semundshmerise, 19 mije shtrime ne spitale me shume dhe 123mije vizita me teper krahasuar me nje vit me pare.

Ndaj ky nuk është projekt buxhet por një thes abuzivizmi i qeverisë.

Ju faleminderit!

spot_img

Latest articles

Related articles