Lëvizje tek Agjencia e Zhvillimit të Territorit. Ikën drejtoresha më e rëndësishme e PS


Ndryshime në kreun e një prej institucioneve më të rëndësishme në vend, Agjencinë e Zhvillimit të Territorit.

Ledia Tota, drejtoresha jetëgjatë e AZHT-së, njëkohësisht dhe sekretare e përgjithshme e Këshillit Kombëtar të Territorit është larguar nga kjo detyrë. Në vend të saj është emëruar Adelajda Roka.

E diplomuar në Politeknikumin e Torinos si arkitekte, Tota ka mbajtur postin e drejtorëshës së AZHT që nga viti 2015 duke qenë një nga drejtoreshat e rëndësishme me jetëgjata në qeverisjen e Partisë Socialiste.

Latest articles

Related articles