Nxirret nga rrënojat e skelës gjigante në Hamburg, trupi i një tjetër shqiptari, duke e çuar numrin e shqiptarëve të vdekurve në katër. Aksidenti ndodhi dy ditë më parë, në një pallat në ndërtim e sipër.
Policia gjermane konfirmoi se viktimat ishin me shtetësi shqiptare, por me dokumente bullgare.
Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani është njëri prej viktimave që humbi jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e të hënës.
Nuk dihet ende se sa është numri i viktimave në total si dhe identiteti i personave që janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat e pallatit.



