31 tetor 2023, Tiranë – Wizz Air, kompania më e madhe ajrore në Shqipëri si dhe linja më e qëndrueshme në nivel botëror* ka kënaqësinë t’i shpërblejë fansat e Halloweenit me një zbritje të frikshme deri në 25% në disa fluturime të zgjedhura në rrjetin e saj. Promocioni do të jetë aktiv nga data 31 tetor deri më 1 nëntor. Pikërisht në kohë për të menduar për eksplorimet e reja të dimrit apo aventurat e Krishtlindjes, klientët mund të planifikojnë një udhëtim me çmim të përballueshëm deri më 15 janar duke përfituar nga kjo zbritje në Wizzair.com ose përmes aplikacionit WIZZ.
Wizz Air ofron një shumëllojshmëri zgjedhjesh me mbi 50 linja të drejtpërdrejta që nisen nga Tirana. Pasagjerët mund të zgjedhin të shkojnë në destinacionet e reja si Trieste apo Brindisi dhe ta shijojnë dimrin në brigjet e Italisë. Për zbukurime të ndritshme apo pije të ngrohta në tregjet e fundvitit, Praga, Nurembergu, Brukseli apo Eindhoveni janë zgjedhjet e duhura. Kjo ofertë është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të rezervuar një biletë drejt Tiranës dhe për të vizituar miqtë dhe familjen tuaj gjatë pushimeve.
Për një udhëtim sa më të rehatshëm, pasagjerët mund të shtojnë opsionin WIZZ Flex gjatë rezervimit të biletës. Duke zgjedhur këtë shërbim, klientët mund ta ndryshojnë datën apo destinacionin e udhëtimit të tyre, si dhe kanë mundësinë ta anulojnë fluturimin pa asnjë tarifë shtesë dhe të marrin mbrapsht 100 për qind të tarifës origjinale të rimbursuar në llogarinë tuaj të Wizz deri në 3 orë para nisjes së fluturimit.
* Sipas CAPA – Centre for Aviation Awards for Excellence 2022
Rreth kompanisë Wizz Air
Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 189 avionë Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 57.6 milionë pasagjerëve gjatë periudhës së tetorit 2022 deri më shtator 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022 dhe “Linja Ajrore me kosto më të ulët në Evropë 2023, nga World Travel Awards.



