Kreu i lëvizjes “Shqipëria bëhet” ishte ditën e djeshme në Berat ku para qytetarëve mbajti dhe një fjalim.
Ajo theksoi se kërkojnë një bashkim të madh, kun ë një garë të hapur të fitojë më I miri. Ai theksoi se një nga qëllimet e lëvizjes së tyre është se kërkojnë depolitizimin e administratës zgjedhore.
‘Kuçova ka naftë. Më thoni çfarë përfitoni ju nga nafta e Kuçovës? Fitoni ndotje, fitoni pasurinë e atyre që pasurohen e bëjnë pushime jashtë shtetit. Po fëmijët tuaj ngelin në emigrim, vazhdojnë ikin me gomone, fëmijët tuaj nuk zgjohen në shtëpitë tuaja, dhe kjo duhet të ndryshojë se pasuritë e këtij vendi nuk duhet të shkojnë për një pakicë njerëzish. Këtu ka fermerë, më thoni ju çfarë fitojnë fermerët sot? Ku shkojnë paratë e rimbursimeve? Në 5 duar?
Tek ata që i bëjnë votat përmes dhunës, përmes blerjes së votave, ata të cilët janë shkaku pse fëmijët tuaj ikin në emigrim, e kjo duhet të ndryshojë. Jemi sot këtu për të kërkuar një bashkim të madh kombëtar, për të kërkuar hapjen e garës, e të na udhëheqin më të mirët. Po pse e kemi marrë këtë rrugë? Ju e dini mirë sa e vështirë është sot të flasësh të vërtetën tëndë, e jo më të përballesh me këta. E kemi marrë këtë rrugë se ne kërkojmë depolitizimin e administratës zgjedhore. Guxojnë edhe të na kërcënojnë me vendet e punës apo kemp për invaliditet, dhe vetëm për këtë ky sistem meriton të shembet e te marrë fund”-tha ai



