Ndërsa dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha gjendet në burg se mori 28 mijë metër katrorë në pronën e tij, Edi Rama ka vendosur t’i falë 220 mijë metër katrorë tokë në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar shoqërisë një shoqërie të quajtur Soleil & Sea, pas të cilës qëndron biznesmeni Alban Xhillari, për të ndërtuar aty një fshat turistik.
Lidhur qme këtë gazetari Klodian Tomorri në studion e lajmeve në MCN TV u shpreh se kjo tokë është marrë nga skema e investitorëve strategjikë dhe se ka pasur dhe përplasje në prokurori për falsifikim dokumentesh. Sipas tij, në këtë skena ka të ëprfshira institucione, ndërsa bëri me dije se nuk ëhstë zbatuar vendimi i gjykatës për pezullim.
Intervista e plotë
1.Manival ka nxjerrë Shqipërinë nga lista gri e pastrimit të parave. Ky vendim cilave reforma iu atribuohet dhe a ka lidhje me tërheqjen nga amnistia fiskale?
Kriteret për të përcaktuar nëse një vend futet te këto lista apo jo janë teknike. Ka me dhjetëra kritere që bëhet ky gjykim që zyra kundër pastrimit të parave ia kishte lënë si detyrë qeverisë që në shkurt të 2020. Përgjatë kësaj kohe në mënyrë graduale disa nga ata tregues teknikë janë përmbushur, janë miratimi i një sërë ligjesh, por përtej kritereve teknike, sigurisht që tërheqja e amnistisë nga ajo fiskale ka qënë një faktor kyç për ta nxjerrë Shqipërinë nga lista gri. Duhet të sqarojmë se fakti që një vend nuk është në listën gri të pastrimit të parave nuk do të thotë se nuk pastrohet para e madhe dhe nn mënyrë masive. Dalja nga lista gri tregon se ke një mekanizëm ligjor të përshtatshëm për të luftuar pastrimin e parave por jo se nuk ndodh më pastrimi i parave.
- Ministri ka theksuar se në ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe financave publike, nuk janë evidentuar risqe nga FMN. Ju si e shihni situatën në kushtet kur vetë ministria e financave ka rezultuar se nuk është në gjendje të mbledhë detyrimet nga njësitë vendore?
Ne do duhet të shohim, kjo është një deklaratë e ministrit por duhet parë dhe deklarata e plotë e FMN për të parë qëndrimet që ata kanë shprehur dhe çështjet që kanë nënvizuar gjatë vizitës së tyre në Shqipëri. Të thuash që nuk është evidentuar asnjë risk në ekonomi nuk ka sens sepse në ekonomi ka gjithmonë risqe, një përkeqësim i pa[ritur i situatës në eurozonë ndikon dhe në ekonominë tonë, ecuria e kursit të kumbimit, normat e interesit mund të jenë risqe, prandaj do e merrja me rezerva këtë deklaratë që FMN s’ka evidentuar asnjë risk, sepse po të ishte ashtu, do kisha dyshime mbi misionin e FMN nëse e kanë bërë siç duhet punën e tyre. Ekonomia ka gjithmonë risqe, ka risqe me probabilitetin e lartë, ose me probabilitet më të ulët, por asnjëherë nuk mund të thuash se nuk ka. Në Shqipëri risqet, janë kontratat koncensionare, apo ato me partneritet publik privat që vazhdojnë thithin para nga buxheti i shtetit, janë kompanitë publike, të cilat janë mirfilltazi risqe, pra në finale të thuash s’ka risqe kjo nuk ndodh askund, as në ekonomitë më të fuqishme të botës. Çdo ekonomi ka risqet e veta që ndodhin në periudha të caktuara.
3.Teksa pritet që të bëhet publik projektbuxheti 2024 për të cilin është thënë se do të mbështesë reformën në paga në arsim, shëndetësi dhe sektorë të tjerë. Në gjykimin tuaj cilët janë sektorët e ekonomisë të cilët kanë nevojë për alokim më të madh të fondeve që të arrijmë objektivin 3.8% të rritjes ekonomike?
Sigurisht që buxheti i shtetit dhe mënyra si i përdor mbledhjen e taksave janë përcaktim i rëndësishëm, por ekonomia nuk ëhstë vetëm buxheti, që ajo të rritet duhet të ketë dinamizëm, kushte të përshtatshme ekonomike, eksportuesit të dalin në tregje, faktorët që përcaktojnë rritjen ekonomike të vendit, qeveria është vetëm një nga disa. Sa i përket sektorëve që duhet të mbështeten më shumë për një rritje më të madhe ekonomike, janë gjithmonë investimet publike, sepse përveçse injektojnë para në ekonomi, rrisin kapacitete ekonomike, ndërsa pertej kësaj janë dhe sektorët prioritetet të cilët janë nënfinancuar si shëndetësia dhe arsimi, që në rastin më të mirë marrin nga buxheti i shtetit rreth 3% të nivelit kombëtar. Qeveria ka ndërmarrë tashmë një nismë për rritje pagash, ku dhe besoj se ky buxhet vazhdon atë nismë që tashmë është iniciuar dhe do vazhdojë me rritje gjatë vitit që vjen për të arritur objektivin e deklaruar nga kryeministri që paga mesatare do shkojë rreth 900 euro.
- Ju thoni se kryeministri Rama i ka dhënë 220 mijë metër katrorë tokë në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar shoqërisë në pronësi të biznesmeni Alban Xhillari. Si e shihni këtë vendim duke pasur parasysh faktin që Jamarbër Malltezi ndodhet në burg për çështjen e is- kompleksit Partizani?
Është vendim përmes skemës së mirënjohur të investitorëve strategjik. Kur prezantohet plani dhe mbush kushtet ai përfiton tokën falas nga shteti, është etiketuar si ligj klientelist dhe është bërë e mundur grabitja e milionave metrave katrorë tokë në bregdet dhe çështja në fjalë prek të ashtuquajturin cështjen e Foli Marinës e cila ka qenë në vëmendjen publike dhe më parë, ku kompania Soleil & Sea pas së cilës qëndron Alban Xhillari do përfitojë 220 m2 tokë publike për të ndërtuar aty një kompleks, fshat turistik. Është një nga vendimet më të debatueshme pasi është marrë njëherë njjë vednim për ta shpallur këtë kompani investitorë strategjike në vitin 2019, dhe pse vetëm pak muaj më parë në 2019 gjykata e apelit Vlorë ja kishte njohur pronësinë e tokës për të cilën bëhet fjalë ku do ndërtohet kompleksi një familje nga Himara dhe Jala, familjes Gjoka dhe ka pasur një përplasje shumë të madhe me kallëzime dhe kundër kallëzime, ku familja Gjoka ka kallëzuar në Prokurori biznesmenin Xhillari me pretendimin se po përdor ndikimin e tij në qeveri për të falsifikuar dokumentet, dhe vendimi i viti 2019 apo ndërtimi i kompleksit nuk u mundësua të ndërtohej, Xhillari i është përgjigjur duke kallëzuar të njëjtën familje në prokurori për grup të strukturuar kriminal dhe vendimi i vitit 2019 apo ndërtimi i kompleksit nuk mund të realizohej sipas afateve të përcaktuara. Ajo çfarë ka ndodhur tashmë është se me vendimin e ri, kompanisë i jepet dhe 80 metra tokë shtesë dhe ndërkohë konfirmohet statusi turistik dhe pse për këtë tokë ka një raport dhe për këtë investim për kompleksin turistik ka një raport auditimi të KLSH që ka marrë procedurën që nga dokumentet se si është dhënë pronësia nga bashkia Himarë dhe me raport KLSH i ka caktuar qeverisë heqjen e statusit investitorë strategjik, dhe kur kompania paraqet të dhëna të rreme i revokohet statusi dhe pse KLSH i drejtuar këshillit të ministrave kjo vetëm që nuk ndodhi por qeveria me vendimin e ri ka shtuar më tepër tokë aty dhe është provuar se ajo është përfituar me dokumente false.
Sigurisht janë një sërë institucionesh të përfshira në këtë cështje, që nga bashkia Himarë, drejtoria e kadastrës në Vlorë dhe besoj se e mbani mend atë fenomenin e çuditshëm atë dramën të drejtorëve të kadastrës Vlorës, që brenda disa javësh jepnin dorëheqjen dhe janë ndryshuar me dhjetëra drejtorë dhe shkaku kryesor ishte prona në fjalë që ata ndryshoheshin. Me sa duket problemet janë zgjidhur dhe kjo në thonjëza, pasi raporti i KLSH është aty, gjetjet e tij janë aty dhe në atë zonë nuk mund të ndërtohet se ishte zonë e mbrojtur, pra një sërë arsyesh që KLSH ka renditur për projektin në fjalë, por qeveria vazhdon përpara dhe ka vendosur të ecë përpara me këtë projekt.
Toka i është dhënë me vendim të formës së prerë familjes Gjoka, një familje lokale, më pas avokatura e shtetit e kanë kundërshtuar vendimin, çështja ka vajtur në gjykatën e lartë e cila ka marrë vendim për pezullim të investimit, por kjo nuk është zbatuar dhe deri në këtë stad kanë arritur proceset gjyqësore dhe sot kemi një vendim qeverie që i hap rrugën ndërtimit të fshatit turistik.