Me 18 maj 2022 Gazment Bardhi do të shprehehej se, Sali Berisha përdori pushtetin për të pasuruar familjen dhe veten dhe synon t’i pasurojë akoma dhe më shumë.
“Poshtërimi i vetvetes d.m.th të jesh damkosur ndërkombëtarisht se ke përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët, dhe të mos ndalesh, por të kërkosh ti pasurosh akoma, duke marrë peng PD dhe duke baltosur me shpifje këdo që nuk është në PD si mburojë për familjen tënde?”, tha ai.
Ndërsa sot, Gazment Bardhi për arsye të panjohura jo vetëm që ka gëlltitur fjalët e tij, por i ka dalë avokat publik Sali Berishës duke sulmuar SPAK për shkelje të Kushtetutës.
“Kufizimi i lirisë së lëvizjes së z. Sali Berishës, pa autorizim të Kuvendit, është një shkelje e rëndë kushtetuese që ngre pikëpyetje të forta mbi arsyet e nxitimit të SPAK ” – tha ai.