Ballist Morina mbahet mend nga të gjithë për ngritjen e dronit në Beograd në vitin 2014, gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë. Morina së fundmi ka qenë në stadiumin “Air Albania”, ku sulmuesi kuqezi, Jasir Asani i dha bluzën pas atij suksesi 3-0 ndaj Çekisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Morina tregon se ka vizituar familjen e heroit të kombit, Afrim Bunjaku, duke u dhënë atyre fanellën.