“Bylykbashi është nënkeyrtar i Rithemelimit”- Kthupi: Bardhi nuk është më kryetar i grupit të PD dhe nuk mund të adresojë kërkesa të tilla

spot_img
Advertisements

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe përfaqësues ligjor i saj, Rezart Kthupi ishte këtë të shtunë i ftuar në Euroneës Albania për shkresën e Gazment Bardhit për Lindita Nikollën, përmes të cilës kërkon revokimin e përjashtimit të Oerd Bylykbashit, që sot mban pozicionin e nënkryetarit të Rithemelimit të Sali Berishës.

Zoti Bardhi si deputet ka shumë të drejta që të paraqesë kërkesa. Në këndvështrimin e Partisë Demokratike, zoti Bardhi nuk është më kryetar i grupit të saj parlamentar dhe si i tillë nuk mund të adresojë kërkesa të tilla në Kuvend. Është tagri i Kuvendit të vendosi se çdo të bëjë me to.
Kërkesa e zotit Bardhi ka dy probleme: një është problemi ligjor nga të cili kërkon të revokojë një vendim të marrë një vit e gjysmë përpara, një vit e 8 muaj, 9 muaj përpara, sepse flasim për janarin. Këto një vit e 9 muaj pas në kohë për të revokuar një vendim, i cili ndër të tjera nuk është vendim i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, por është vendim i Kryesisë së partisë të cilën e ka nënshkruar vet zoti Bardhi. Nëse ti revokon një vendim, flasim nga ana ligjore, duhet të kesh disa arsye për ta revokuar vendimin. Kush janë shkaqet për të cilat zoti Bardhi revokoi vendimin dhe e treta është efekti juridik. Zoti Bylykbashi është përjashtuar efektivisht nga parlamenti, nga grupi, që do të thotë e ka kaluar periudhën 6 mujore në të cilën një deputet nuk mund të lejohet të marri pjesë në grupet e tjera parlamentare. Dhe nëse zoti Bylykbashi donte të merrte pjesë, mund të bënte një kërkesë për t’u riantarësuar në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, të cilën zoti Bardhi mund ta pranonte. Kështu që këto shpikjet ligjore që bëhen për të revokuar vendime të para një viti e gjysmë, e para e punës nuk përbëjnë asnjë efekt, e dyta e punës zoti Bardhi do të vazhdojë me këtë strategjinë e tij për t’u ulur në tryezën e reformës zgjedhore. Se kjo është strategji për t’u ulur në tryezën e reformës zgjedhore, personin i cili është shprehësi më i mirë ose më i qartë i kërkesave të Rithemelimit.
Zoti Bardhi kërkon që zoti Bylykbashi që të përfaqësojë Partinë Demokratike në tryezën e Reformës Zgjedhore. Por zoti Bylykbashi nuk mund të përfaqësojë Partinë Demokratike. Zoti Bylykbashi është nënkryetari i një grupi politik të quajtur Rithemelimi, nuk është pjesë e strukturave të Partisë Demokratike dhe nuk përfaqëson asnjëherë vizionin apo qëllimet apo qëndrimet politike të Partisë Demokratike. Bashkëkryetari i reformës zgjedhore sot është zoti Enkelejd Alibeaj, i cili është sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe për sa kohë Kuvendi nuk ka vendosur të ndërrojë, zotëria në fjalë është ai që përfaqëson qëllimin, qëndrimin dhe vizionin e Partisë Demokratike në këtë Komision.

Latest articles

Related articles