Eksploratori italian: Karkalecin e rrallë në botë e gjetëm në shpellën shqiptare

spot_img
Advertisements

Eksploratori Umberto di Paolo dhe Dorjan Bulku ishin këtë të mërkurë të ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur rreth eksplorimit të një shpelle të veçantë në Shqipëri, ku kanë zbuluar një ujëvarë dhe një specie të rrallë.

Ata kanë gjetur një lloj karkaleci që është ende një specie e panjohur për botën.

“Është një shpellë e rëndësisë shumë të lartë. Është një bukuri. Aty brenda janë gjetur edhe ca specie, të një karkaleci të rrallë. Nga ekspertiza e bërë nga Universiteti i La Sapienza është një karkalec unik deri më tani në botë”,-tha Dorjan Bulku.

Eksploratori italian shpjegoi se kemi të bëjmë me një specie që deri më tani është gjetur vetëm në këtë shpellë të Shqipërisë.

“Kemi të bëjmë me një specie të panjohur. Karkalecat janë të shumtë, por nuk janë gjetur në vende të tjera. Deri në këtë momente janë gjetur vetëm në këtë shpellë”,-tha Umberto di Paolo.

spot_img

Latest articles

Related articles