Nga Shpëtim Axhami, kreu i PLL
Protestë turpi dhe provokuse, në tokën shqiptare, me thirrje e kërcënime në të folur e me parulla në gjuhë grek, ku marrin pjesë dhe bëjnë presione, si në “lëmin e tyre” zyrtarë të lartë grek!!!
Himarën është tokë shqiptare dhe me të krenohemi cdo shqiptar.
Jemi në Shqipëri, dhe nuk u protestua për kryetarin e Bashkisë së Athinës në Athinë, Kostas Bakoyannis, por për kryetarin e Bashkisë Himares, Fredi Beleri, u protestua aty ku flitet shqip, shkruhet shqip, sepse është Shqipëri, prandaj edhe protesta duhej të fliste shqip🇦🇱
Politika duhet të ndikojë në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy popujve, duke zgjidhë njëherë e mirë problemet që dihen dhe janë ngritur gjithmonë, dhe jo të i fry zjarrit duke krijuar tensione e ndasi të tilla për interesa të ngushta të saj.