Çmimet e produkteve të shportës në vendin tonë vijojnë të jenë të larta pavarësisht rënies së ndjeshme të euros dhe dollarit që duhet të kishte ndikuar tek mallrat e importit. Sipas drejtuesit të qendrës kombëtare për mbrojtjen e konsumatorit çmimet janë abuzive dhe se institucionet qeveritare duhet të shtojnë kontrolle në markete.
Është e vërtetë që disa produkte në tregun global janë rritur dhe situata ekonomike është ende e paqartë. Por, ky është momenti kur duhen mbrojtur pikërisht ata që janë më të dobët.