Indrit Vokshi
Engelsi ka shkruar një libër brilant me titull “Dhuna në histori”.
Në fillim të librit ai shtron pyetjen: A e përcakton modeli politik modelin ekonomik? Apo është ekonomia që përcakton modelin politik?
Pyetjes së Engelsit unë i përgjigjem kështu: Ndodhin të dyja. Në vitin 1944 në Shqipëri, ishte “modeli politik” që e përcaktoi se çfarë modeli ekonomik do të kishim; shtetëzim, socializëm.
Në vitet 1990-2000, ishte “modeli politik” që përcaktuan me vendime se çfarë modeli ekonomie do të kishte Shqipëria. Sunduesit përcaktuan se do kishim ekonomi të zaptimit të tokës, privatizimit të ndërmarrjeve për njerëzit e tyre; pasurim me kontrabandë, drogë, zaptime me shtet.
Sot ky model ekonomik i trafiqeve, i kontrabandës e i zaptimit, përcakton modelin politik të Shqipërisë; futen në politikë e media, ushtarët familjeve sunduese që krijuan ketë model ekonomik. Për ta ruajtur e garantuar modelin që krijuan. Ky është shpjegimi pse në politikë promovohen matufë e hajvanë.
Është e ndërlidhur, sunduesit krijuan modelin ekonomik, tani modeli krijon modelin politik, kërkon njerëzit e përshtatshëm me qëllim për të mbrojtur veten.