Mashtrimi i madh me Shëndetësisë falas, qytetarët paguan 110 milionë euro në privat për tu shëruar

spot_img

Humbjet e vazhdueshme duket se nuk kanë shkaktuar ngurrim te investitorët dhe te bankat për të vijuar mbështetjen e projektit. Gjatë vitit të kaluar, kompania mori një kredi të re duke rritur asetet në 8.8 miliardë lekë ndërsa raporti i kapitalit me totalin e aseteve ra në vetëm 13%, gjë që do të thotë se për çdo 100 lekë asete, kompania ka 13 lekë kapital aksioner dhe 87 lekë borxhe.

Nga ana tjetër, International Hospital, kompania e dytë më e madhe në treg, e cila është nën pronësinë e American Hospital, mbylli vitin e kaluar me një bilanc më të qëndrueshëm. Të ardhurat e saj prej 2.8 miliardë lekësh ishin 10% më të ulëta se sa në vitin 2021, por kompania duket se reduktoi të gjitha shpenzimet për të mbyllur vitin me një bilanc humbjesh të kufizuara. Kompania u hap në vitin 2007 me një kapital prej 4 miliardë lekësh ndërsa deri tani, humbjet e akumuluara të saj kanë qenë 3.9 miliardë lekë. Kompania ka asete me vlerë 5 miliardë lekë.

Mes operatorëve të tjerë të mëdhenj të shërbimeve spitalore, Salus pati të ardhura prej 618 milionë lekësh ndërsa Spitali Evropian 439 milionë lekë. Intermedica duket se është kompania më e suksesshme e shërbimit laboratorik në vend. Gjatë vitit 2022, ajo shënoi të ardhura në masën 930 milionë lekë dhe fitime në masën 127 milionë lekë.

Genius Lab rezulton kompania tjetër e madhe e shërbimeve laboratorike me të ardhura prej 794 milionë lekësh dhe fitime prej 194 milionë lekësh. Sipas të dhënave të buxhetit të shtetit, taksapaguesit shpenzuan për shërbime shëndetësore publike rreth 64 miliardë lekë gjatë vitit 2022, ndërsa sektori privat i analizuar me të ardhura prej 11.7 miliardë lekësh sugjeron se tregu është minimalisht 75.7 miliardë lekë. Shpenzime të tjera shëndetësore, të tilla si shpenzimet për laboratorët e vegjël të cilët nuk janë përfshirë në këtë shkrim, pagesat nën dorë në sektorin publik apo pagesat për ilaçe të parimbursuara, janë të pamundura për t’u kuantifikuar.

Një analizë e mëparshme e BIRN vërejti se gjatë vitit 2022, importi i ilaçeve në Shqipëri ishte 242 milionë euro, ku përfshihen medikamentet e rimbursuara, ato të konsumuara në spitale si dhe medikamentet e paguara nga qytetarët drejtpërsëdrejti./BIRN

Latest articles

Related articles