Një ngjarje e rëndë raportohet nga Durrësi, aty ku është gjetur trupi i pajetë i një vajze.
Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë është gjetur poshtë Urës së Dajlanit, nga kalimtarë që kanë njoftuar menjëherë policinë.
Viktima është rreth 20-30 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se ajo mund të ketë qenë përdoruese droge, por ekzaminimet e mëtejshme pritet të hedhin dritë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
“Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.