Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Notis Mitarakis, i ka dorëzuar këtë të enjte kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dorëheqjen e tij.
Dorëheqja e tij vjen në një kohë kur Greqia po përballet prej disa ditësh me zjarret.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, dyshohet se dorëheqjen e ministrit e ka kërkuar vetë kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis, duke qenë se Mitarakis ishte me pushime me familjen në një kohë kur Greqia është përfshirë nga flakët.
“Burimet qeveritare kanë theksuar se është e papranueshme që zyrtarët e pushtetit qendror të mungojnë në postet e tyre ndërkohë që po vendi përballet me një betejë kaq e vështirë”- shkruajnë mediat greke.
Ndërkohë në vend të tij është emëruar zëvendësministri aktual i Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sporteve, Yiannis Oikonomou.