Kandidati i BF për Bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha ka shkruar një mesazh për të gjithë votuesit e tij, një ditë pas numërimit të votave.
Më tej, ai thotë se ai dhe njerëzit që e rrethonin patën përballë shtetin dhe oligarkët, por nuk nuk u përkulën dhe luftuan deri në momentin e fundit. Shkëlqim Hoxha flet dhe për persona që kanë kaluar në kampin tjetër.
“Falenderime për gjithë bashkëpuntorët dhe njerëzit që sakrifikuan këto muaj kohë, energji dhe mund. Faleminderit edhe atyre që vendosën të “ndërronin anijen” gjatë rrugës! Kjo periudhë rezultoi një eksperiencë unike dhe shumë mësime u nxorrën”, vijon kandidati i opozitës.
Gjatë fushatës pati edhe një bashkim mekanik të deputetëve Bardhi, Gështenja, Sula, Korreshi që u bashkuan me Flamur Nokën, Myslym Murrizin dhe të tjerë të aparatit të Berishës për të nxjerrë një rezultat minus 200 vota, nga 14 majin, në të cilin Hoxha kishte diferencë 27 vota. Pra bashkimi mekanik doli humbës dhe shitën fitoren.



