Me një postim në Twitter, Lulzim Basha ka uruar Antonio Tajanin për zgjedhjen e tij në krye të Forza Italia.
Duke i uruar suksese në krye të partisë, Basha shprehet se pret me padurim të takohet e të bashkëbisedojë në familjen e PPE për bashkëpunimin mes PD dhe Forza Italia dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy partive dhe Shqipërisë me Italinë.